Politika e vazhdueshme e normave zero të interesit po vazhdon të nxisë rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Sipas një analize të publikuar nga Moneypark dhe PriceHubble, çmimet e pronave rezidenciale u rritën sërish gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, me rritje veçanërisht të theksuar te shtëpitë njëfamiljare.
Çmimet e apartamenteve u rritën mesatarisht me 2.4 për qind krahasuar me fundin e vitit 2025, ndërsa shtëpitë njëfamiljare shënuan një rritje prej 3.7 për qind.
Analiza tregon se normat e ulëta të interesit vazhdojnë të mbështesin kërkesën për blerjen e pronave, duke ushtruar presion mbi çmimet në tregun zviceran të pasurive të paluajtshme.