Lajme

Trump paralajmëron Iranin: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet shpejt, ndryshe do të ketë pasoja të rënda

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit pritet të rihapet shumë shpejt, duke paralajmëruar se në të kundërt Irani do të përballet me goditje të rënda.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur tregjet ndërkombëtare të naftës kanë shënuar ulje, mes pritshmërive për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i japë fund tensioneve disa mujore.

Gjatë një vizite në Kaliforni, Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë duke zhvilluar bisedime pozitive dhe shprehu bindjen se një marrëveshje mund të arrihet së shpejti.

“Po zhvillojmë diskutime shumë të mira. Besoj se mund të kemi një marrëveshje sot ose nesër. Ka shumë gjasa që deri të enjten të kemi një marrëveshje të qëndrueshme”, u shpreh Trump.