Kosova
Edhe sot takim mes Kurtit dhe Abdixhikut, në fokus formimi i institucioneve
Takim i ri sot mes Kurtit dhe Abdixhikut për formimin e institucioneve
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pritet të takohen sërish sot në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje politike për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportimeve në media, takimi pritet të zhvillohet gjatë ditës, vetëm një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila është caktuar për të enjten, më 6 gusht, në orën 10:00.
Kurti dhe Abdixhiku u takuan edhe të martën, në një takim që zgjati rreth tri orë, por që përfundoi pa një marrëveshje konkrete. Megjithatë, pas përfundimit të bisedimeve, të dy liderët e cilësuan diskutimin si konstruktiv dhe lanë të hapur mundësinë për vazhdimin e dialogut.
Takimi i sotëm konsiderohet i rëndësishëm, pasi vjen në prag të konstituimit të Kuvendit, në një kohë kur partitë politike po intensifikojnë përpjekjet për krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve.
Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve, është në kërkim të mbështetjes për sigurimin e shumicës parlamentare, ndërsa LDK mbetet e vetmja parti opozitare që ka vazhduar dialogun me partinë e Albin Kurtit për një marrëveshje të mundshme politike. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Sherri i dyshuar për një vajzë përfundon në tragjedi, vritet 24\-vjeçari shqiptar në Itali I riu u godit disa herë me thikë dhe humbi jetën në spital\. Gjatë incidentit mbeti... -
Kolona deri në një orë në kufi, pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë -
Gjermani
Mediat gjermane raportojnë për aksidentin tragjik në Nittendorf, ku humbën jetën tre mërgimtarë nga Kosova -
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet












