Lajme
Spanja kritikon Italinë për qëndrimin ndaj krizës së migrantëve: Nuk ka qenë në lartësinë e detyrës
Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, ka deklaruar se kriza e migracionit në Ceuta duhet të trajtohet si një sfidë e përbashkët evropiane, duke kërkuar më shumë solidaritet nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Në një intervistë për televizionin publik spanjoll TVE, përpara takimit të ministrave të Brendshëm të BE-së, Albares kritikoi disa qeveri dhe aktorë politikë për mënyrën se si kanë reaguar ndaj situatës në Ceuta, duke i cilësuar qëndrimet e tyre si të papërgjegjshme.
Ai përmendi edhe qeverinë italiane, duke thënë se nuk ka qenë në lartësinë e përgjegjësive përballë kësaj krize.
Duke iu përgjigjur kritikave të Romës ndaj menaxhimit të migracionit nga Spanja, Albares rikujtoi se edhe Italia është përballur vazhdimisht me flukse të migracionit të parregullt në ishullin e Lampeduzës, një problem që, sipas tij, nuk është zgjidhur plotësisht.
Shefi i diplomacisë spanjolle nënvizoi se Spanja i ka qëndruar pranë Italisë me mbështetje politike dhe veprime konkrete gjatë krizave migratore, duke shprehur pritshmërinë që i njëjti solidaritet të vijë edhe nga partnerët e tjerë evropianë.
E-Diaspora
-
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar Një 23-vjeçar grek është gjithashtu në kërkim lidhur me ngjarjen në Marsberg-Essentho, ku një tjetër 18-vjeçar... -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje









