Lajme

Skijimi veror nuk lejohet më në një akullnajë Zermatt

Skijimi në akullnajën Theodul, e cila ndodhet mbi vendpushimin e Zermatt në Alpet Zvicerane, dikur ishte i mundur gjatë gjithë vitit.

Megjithatë, për shkak të valëve të nxehta intensive, të cilat kanë përshpejtuar procesin e shkrirjes së shtresës së borës edhe në lartësitë më të mëdha, skijimi në akullnajë është pezulluar përkohësisht, transmeton albinfo.ch.

“Temperaturat e larta të vazhdueshme, mungesa e ftohjes gjatë natës dhe gjendja e akullnajës nuk na lejojnë më të garantojmë funksionimin e sigurt dhe me cilësi të lartë të pistave për vizitorët”, shpjeguan autoritetet lokale, shkruan thelocal.

Përjashtimet e vetme që bëhen janë për atletët më të mirë të ekipit kombëtar zviceran të skijimit, të cilët stërviten gjatë verës.