Futboll

Amir Rrahmani uron Napolin për 100-vjetorin, publikon një foto me flamurin e Kosovës

Rrahmani shfaqet me flamur të Kosovës në urimin për Napolin

Kapiteni i Kosovës vlerësoi gjashtë vitet e kaluara te klubi italian, me të cilin ka fituar dy tituj kampioni dhe Superkupën e Italisë, transmeton albinfo.ch.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka uruar Napolin me rastin e 100-vjetorit të themelimit të klubit italian, duke shprehur mirënjohjen për periudhën e kaluar me fanellën e kaltër.

Në një postim në rrjetet sociale, mbrojtësi kosovar tha se ndihet krenar që ka qenë pjesë e Napolit gjatë gjashtë viteve të fundit.

“Gjatë këtyre gjashtë viteve kam pasur privilegjin dhe krenarinë e madhe të jem pjesë e kësaj familjeje të madhe”, ka shkruar Rrahmani.

Me rastin e këtij përvjetori, ai publikoi edhe një fotografi ku shfaqet me flamurin e Kosovës, duke kombinuar urimin për klubin me identitetin e tij kombëtar.

Rrahmani iu bashkua Napolit në vitin 2020 nga Hellas Verona dhe që atëherë është shndërruar në një prej shtyllave të mbrojtjes së ekipit.

Me skuadrën napolitane ai ka fituar dy tituj të kampionit të Italisë dhe një Superkupë të Italisë. Në 202 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Napolit, mbrojtësi kosovar ka realizuar 14 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.

Me Përfaqësuesen e Kosovës, Rrahmani ka regjistruar 66 paraqitje dhe ka shënuar shtatë gola. /Albinfo.ch