Kosova
Kurti takon deputeten shqiptare në Bernë, vlerëson rolin e mërgatës në politikën zvicerane
Kryeministri në detyrë diskutoi me Shasime Osmanin për arsimin dual, fuqizimin e grave dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Shasime Osmanin, e cila së fundmi është zgjedhur deputete në Parlamentin Kantonal të Bernës në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se Osmani është një zë i angazhuar për edukimin dhe drejtësinë sociale, ndërsa gjatë takimit u diskutua për një sërë temash me interes të përbashkët.
Sipas tij, biseda u përqendrua te arsimi, me theks të veçantë te sistemi dual që po zbatohet edhe në Kosovë, rëndësia e barazisë gjinore, fuqizimi i grave në politikë, si dhe bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
Kurti theksoi gjithashtu se mërgata shqiptare në Zvicër po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në institucionet e vendit dhe në proceset vendimmarrëse.
“Mërgata jonë në këtë shtet mik, dhe jo vetëm, gjithnjë e më shumë po merr rol në institucione dhe po bëhet pjesë e vendimmarrjes”, ka shkruar Kurti. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











