Lajme
1 Gushti, si u themelua Zvicra?
Si lindi Zvicra? Historia e shtetit që feston 735-vjetorin
Zvicra feston sot 735-vjetorin e themelimit të saj, një histori që nisi më 1 gusht 1291 me aleancën mes tri kantoneve – Uri, Schwyz dhe Unterwalden – e cila konsiderohet si akti themelues i Konfederatës Zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Gjatë shekujve, federatës iu bashkuan edhe kantone të tjera, duke zgjeruar gradualisht territorin dhe duke krijuar një shtet të organizuar mbi parimet e bashkëpunimit dhe autonomisë kantonale.
Zvicra përjetoi periudha të rëndësishme historike, përfshirë Reformacionin në shekullin XVI, pushtimin nga trupat e Napoleonit në fund të shekullit XVIII dhe luftën e shkurtër civile të vitit 1847. Pas kësaj lufte, në vitin 1848 u miratua Kushtetuta Federale, me të cilën u krijua shteti modern zviceran.
Në vitin 1815, Kongresi i Vjenës njohu zyrtarisht neutralitetin e përhershëm të Zvicrës, një status që vendi e ka ruajtur edhe gjatë dy luftërave botërore.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Zvicra përjetoi një zhvillim të fuqishëm ekonomik, duke u shndërruar në një nga ekonomitë më të forta në botë. Në këtë periudhë u krijuan edhe bazat e sistemit modern të sigurimeve shoqërore, ndërsa në vitin 1971 gratë fituan të drejtën e votës në nivel federal.
Sot, Zvicra njihet si një nga shtetet më të zhvilluara në botë, me standard të lartë jetese, demokraci të drejtpërdrejtë, ekonomi të fuqishme dhe një rol të rëndësishëm në diplomacinë ndërkombëtare.
Dita Kombëtare e Zvicrës shënohet çdo 1 gusht me ceremoni zyrtare, fishekzjarre, ndezje zjarresh tradicionale dhe aktivitete festive në të gjitha kantonet e vendit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kurti: Sunny Hill e ka vendosur Kosovën në hartën botërore të festivaleve Kryeministri vlerëson festivalin si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe turistike në vend... -
Sunny Hill nis me spektakël, mijëra vizitorë nga e gjithë bota në Prishtinë -
Gjermani
Gjermani: Shqiptari humb jetën në vendin e punës -
Katy Perry ngre flamurin e Kosovës në skenën e Sunny Hill, publiku shpërthen në ovacione -
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor













