Lajme
Zvicra feston sot 735-vjetorin e shtetësisë
1 Gushti, Zvicra kremton 735 vjet nga themelimi i Konfederatës
Sot, më 1 gusht, Zvicra feston 735-vjetorin e themelimit të Konfederatës Zvicerane. Kjo datë lidhet me vitin 1291, kur kantonet Uri, Schwyz dhe Unterwalden lidhën aleancën historike që konsiderohet si themeli i shtetit modern zviceran, shkruan albinfo.ch.
Dita Kombëtare kremtohet çdo vit me aktivitete festive në mbarë vendin. Ceremonitë zyrtare, fjalimet e autoriteteve, koncertet, ndezja e zjarreve tradicionale në male dhe fishekzjarrët krijojnë atmosferë festive në qytete dhe fshatra anembanë Zvicrës.
Me katër gjuhë zyrtare dhe 26 kantone, Zvicra njihet si një nga shtetet më të qëndrueshme dhe më të zhvilluara në botë. Neutraliteti, demokracia direkte, ekonomia e fuqishme dhe cilësia e lartë e jetesës janë ndër vlerat që e kanë bërë këtë vend një model të suksesshëm në arenën ndërkombëtare.
Për komunitetin shqiptar, kjo ditë ka një rëndësi të veçantë. Qindra mijëra shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Zvicër, duke dhënë kontribut të çmuar në ekonomi, arsim, sport, kulturë, shkencë dhe fusha të tjera, ndërsa janë bërë pjesë e rëndësishme e shoqërisë zvicerane.
Në këtë 735-vjetor, Zvicra feston historinë, unitetin dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar, duke mbetur një simbol i stabilitetit, bashkëjetesës dhe prosperitetit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Katy Perry ngre flamurin e Kosovës në skenën e Sunny Hill, publiku shpërthen në ovacione Superylli amerikan krijoi një nga momentet më emocionuese të festivalit, duke vendosur flamurin e Kosovës në... -
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor











