Lajme

Shqipëri-Itali, miratohet marrëveshja e re për njohjen dhe konvertimin e lejeve të drejtimit

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen ndryshuese nr. 2, e cila parashikon përditësimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen reciproke dhe konvertimin e lejeve të drejtimit.

Vendimi u mor me propozim të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe lidhet me marrëveshjen ekzistuese të miratuar më herët nga qeveria shqiptare.

Përmes kësaj marrëveshjeje synohet përmirësimi i procedurave për qytetarët e të dy vendeve, duke lehtësuar procesin e njohjes dhe shkëmbimit të lejeve të drejtimit sipas kuadrit të dakordësuar mes dy qeverive.

Marrëveshja ndryshuese është miratuar sipas tekstit bashkëlidhur vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili hyn në fuqi menjëherë.