Lajme
Biletat e avionit në Zvicër janë shtrenjtuar me 70 për qind në pesë vitet e fundit
Analiza e Comparis paralajmëron rritje të mëtejshme të çmimeve gjatë 12 muajve të ardhshëm, veçanërisht për fluturimet e gjata.
Çmimet e biletave të avionit në Zvicër kanë shënuar një rritje të fortë gjatë viteve të fundit. Sipas një analize të platformës zvicerane të konsumatorëve Comparis, tarifat ajrore janë rritur mesatarisht me 70 për qind në pesë vitet e fundit, përcjell albinfo.ch.
Ekspertët paralajmërojnë se trendi i shtrenjtimit pritet të vazhdojë edhe gjatë 12 muajve të ardhshëm, kryesisht për shkak të kostove gjithnjë e më të larta të karburantit dhe mirëmbajtjes së avionëve.
“Kjo rritje ndikon veçanërisht te fluturimet e gjata”, tha eksperti financiar i Comparis, Michael Kuhn.
Sipas analizës, udhëtarët që planifikojnë pushime jashtë Evropës ose udhëtime ndërkontinentale mund të përballen me kosto dukshëm më të larta krahasuar me vitet e mëparshme.
Rritja e çmimeve të biletave po ndodh në një kohë kur kërkesa për udhëtime ajrore është rikthyer fuqishëm pas pandemisë, ndërsa kompanitë ajrore po përpiqen të përballojnë kostot operative në rritje. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë Nxënësja e Shkollës së Muzikës në Gjilan ishte e vetmja pjesëmarrëse shqiptare në aktivitetin ndërkombëtar... -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Mërgimtarët dhe veteranët e futbollit bashkohen për të katërtin vit në turneun e FC Barileva
Jeta në Austri
-
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” Është shqiptarja e parë që fiton këtë vlerësim prestigjioz ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria synon të organizojë edicionin... -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova













