Lajme
Shkon në mbi 30 numri i viktimave nga tërmeti në Japoni
Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi jugperëndimin e Japonisë është rritur në 30, ka bërë të ditur të enjten kryeministrja Sanae Takaichi.
Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi prefekturën Kumamoto në ishullin Kyushu të martën, duke shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi dhe në rrjetin energjetik. Ekipet e shpëtimit janë ende në terren në kërkim të të mbijetuarve, raporton BBC, përcjell albinfo.ch.
Disa nga viktimat humbën jetën pasi një pjesë e një qendre tregtare u shemb, ndërsa rreth një orë më vonë një shpërthim goditi objektin.
Mijëra banorë të zhvendosur janë strehuar në qendra evakuimi, ku përballen me sfida të mëdha për shkak të temperaturave të larta. Parashikimet tregojnë se temperaturat mund të arrijnë deri në 39°C në ditët në vijim, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes ndaj goditjes nga nxehtësia.
Ministri i Mbrojtjes i Japonisë, Shinjiro Koizumi, ka njoftuar dërgimin e 300 kondicionerëve në Kumamoto, prej të cilëve 150 do të vendosen në qendrat e evakuimit.
Rreth 9,000 persona janë strehuar në këto qendra, ndërsa mbi 30,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike. Deri më tani janë regjistruar më shumë se 100 pasgoditje, duke bërë që shumë banorë të kalojnë natën në vetura nga frika e lëkundjeve të reja. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali 19-vjeçari shqiptar u nda nga jeta më 24 korrik, pasi u përfshi në një aksident të... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Mërgimtarët dhe veteranët e futbollit bashkohen për të katërtin vit në turneun e FC Barileva -
Ermonela Jaho debuton në Festivalin Veror të Varnës me një gala operistike -
Nis seminari mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë
Jeta në Austri
-
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” Është shqiptarja e parë që fiton këtë vlerësim prestigjioz ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria synon të organizojë edicionin... -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova













