Kosova
Elbenita Kajtazi emocionon publikun në Prishtinë: Të performosh në Kosovë është një privilegj i madh
Sopranoja shqiptare falënderoi publikun për mbështetjen, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin me tenorin Jorge Puerta dhe organizatorët e “Opera Night”
Sopranoja shqiptare Elbenita Kajtazi ka ndarë emocionet e saj pas performancës në “Opera Night”, një nga mbrëmjet artistike të mbajtura në Prishtinë, duke e cilësuar koncertin si një përvojë të veçantë që ia rikujtoi edhe një herë dashurinë për muzikën, transmeton albinfo.ch.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kajtazi u shpreh mirënjohëse që ishte pjesë e kësaj mbrëmjeje artistike, ku ndau skenën me tenorin e njohur Jorge Puerta.
“Ishte një kënaqësi e veçantë të ndaja skenën me tenorin e mrekullueshëm Jorge Puerta, një artist i jashtëzakonshëm, me të cilin ishte privilegj të krijonim muzikë së bashku”, ka shkruar sopranoja.
Ajo i shprehu falënderim të veçantë publikut në Kosovë, duke theksuar se çdo rikthim në vendlindje dhe çdo performancë para publikut kosovar mbetet një emocion i papërshkrueshëm.
“Është gjithmonë një emocion i papërshkrueshëm dhe një privilegj i madh të performoj para jush. Dashuria, ngrohtësia dhe mbështetja që më dhuroni sa herë kthehem në vendlindje janë një ndjenjë që e mbaj gjithmonë me vete”, u shpreh ajo.
Në fund, Elbenita Kajtazi falënderoi edhe organizatorin e festivalit, Rame Lahajn, duke vlerësuar punën e tij në zhvillimin e “Opera Night” dhe mundësitë që festivali po krijon për artistët.
“Jam krenare për gjithçka që ke ndërtuar me këtë festival dhe për mundësitë që po krijon për artistët. Faleminderit që më bën gjithmonë të ndihem si në shtëpi. Uroj që ky festival të vazhdojë të rritet e të frymëzojë edhe shumë breza të tjerë”, përfundoi sopranoja./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











