Tre gra kanë mbetur të plagosura, mes tyre një shtatzënë, pas një sulmi me thikë, sot në zonën Porte de Clichy, në veri të Parisit. Sipas autoriteteve franceze, autori i dyshuar është një 31-vjeçar, i cili është arrestuar menjëherë pas ngjarjes teksa raportohet se dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Dy prej të […]
Tre gra kanë mbetur të plagosura, mes tyre një shtatzënë, pas një sulmi me thikë, sot në zonën Porte de Clichy, në veri të Parisit.
Sipas autoriteteve franceze, autori i dyshuar është një 31-vjeçar, i cili është arrestuar menjëherë pas ngjarjes teksa raportohet se dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Dy prej të plagosurave janë dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe nën kujdes intensiv, ndërsa njëra ka pësuar lëndime më të lehta.
Sipas burimeve policore të cituara nga Le Figaro, sulmi ndodhi rreth mesditës, teksa një polic ka vënë re autorin teksa sulmonte kalimtarët me dy thika. Ai ka kërkuar përforcime dhe pas një ndjekjeje të shkurtër, 31-vjeçari është neutralizuar dhe arrestuar me ndihmën e efektivëve të tjerë, transmeton albinfo.ch.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, i dyshuari dëgjohet duke thënë: “Allahu ma urdhëroi”.
Prokuroria Kombëtare Kundër Terrorizmit në Francë ka bërë me dije se po ndjek nga afër hetimet e zhvilluara nga Prokuroria e Parisit për të përcaktuar motivin e sulmit dhe nëse ai ka karakter terrorist.