Lajme
Trump paralajmëron tarifa të larta për barnat gjenerike të importuara në SHBA
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur planin për vendosjen e tarifave të reja ndaj barnave gjenerike të importuara, me synimin për të nxitur kompanitë farmaceutike që ta zhvendosin prodhimin e tyre në territorin e Shteteve të Bashkuara.
Sipas njoftimit të publikuar nga Trump në platformën “Truth Social”, barnat gjenerike do të jenë të përjashtuara nga tarifat deri në gusht të vitit 2028. Pas kësaj periudhe pritet të aplikohet një tarifë prej 100% për një vit, e cila më pas do të rritet deri në 200%.
Presidenti amerikan deklaroi se periudha e tranzicionit do t’u japë kompanive kohë për të ndërtuar kapacitete të reja prodhuese ose për të rikthyer linjat e prodhimit në SHBA.
Trump paralajmëroi gjithashtu masa ndëshkuese ndaj kompanive që nuk do të investojnë në prodhimin vendas, por nuk bëri të ditura detaje mbi llojin e penaliteteve apo bazën ligjore të zbatimit të tyre.
Vendimi vjen si pjesë e përpjekjeve të administratës amerikane për të ulur varësinë nga prodhimi farmaceutik jashtë vendit dhe për të forcuar industrinë vendase. Më herët, Trump kishte njoftuar edhe masa të ngjashme për barnat origjinale me patentë, përfshirë tarifa të mundshme prej 100%.
Sipas presidentit amerikan, këto politika synojnë uljen e kostove të barnave me recetë për qytetarët amerikanë, ndërsa ai ka kritikuar kompanitë farmaceutike për zhvendosjen e prodhimit në vende ku kostot janë më të ulëta.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











