Lajme
Një në tre persona në botë nuk përballon një dietë të shëndetshme
Kostoja e një diete të shëndetshme është rritur me 25% gjatë pesë viteve të fundit, duke arritur në 4.28 dollarë për person në ditë, ndërsa 2.69 miliardë njerëz, ose pothuajse një në tre banorë të botës, nuk kanë mundësi ta përballojnë atë. Kështu thuhet në raportin më të fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).
Sipas FAO-s, sfida globale nuk është mungesa e ushqimit, por qasja në ushqime të pasura me vlera ushqyese. Organizata vlerëson se rritja e prodhimit lokal, investimet në infrastrukturë dhe orientimi i subvencioneve drejt ushqimeve më ushqyese mund të ulin ndjeshëm koston e një diete të shëndetshme.
Raporti paralajmëron gjithashtu se gjatë vitit 2026 siguria ushqimore mund të ndikohet nga faktorë si fenomeni klimatik El Niño dhe tensionet në tregtinë globale të plehrave kimike.
Ekspertët theksojnë se problemi nuk është vetëm uria, por edhe cilësia e ushqimit, duke paralajmëruar se bota po përballet gjithnjë e më shumë me “pasiguri ushqyese”, ku shumë njerëz konsumojnë mjaftueshëm kalori, por jo ushqim me vlera të mjaftueshme ushqyese.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












