Muzikë
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival
Paraqitja në Montreux pason vlerësimin e artistes me çmimin prestigjioz Swiss Jazz Award 2025, dorëzuar më 28 qershor 2025, gjatë festivalit JazzAscona
Këngëtarja dhe kompozitorja e shquar shqiptaro-zvicerane, Elina Duni, ishte pjesë e programit zyrtar të Montreux Jazz Festival 2026. Më 18 korrik, në ditën përmbyllëse të edicionit të 60-të të këtij festivali me renome botërore, artistja ngjiti skenën e Memphis Club së bashku me kitaristin britanik Rob Luft.
I themeluar në vitin 1967 nga Claude Nobs, Montreux Jazz Festival mbetet një nga ngjarjet më me ndikim në historinë e muzikës moderne. Me kalimin e dekadave, ky festival është kthyer në një institucion kulturor që ka mirëpritur emrat më të mëdhenj të skenës ndërkombëtare, ndërsa arkivi i tij i regjistrimeve audio dhe vizuale është përfshirë zyrtarisht në regjistrin “Kujtesa e Botës” nga UNESCO.
Edicioni i këtij viti, i zhvilluar nga 3 deri më 18 korrik, shënoi 60-vjetorin jubilar dhe solli rikthimin e koncerteve në hapësirat e rinovuara të Montreux Music & Convention Centre. Gjatë 16 ditëve të aktivitetit u organizuan mbi 700 koncerte dhe veprimtari kulturore, ku rreth 600 prej tyre patën hyrje të lirë. Festivali mikpriti më shumë se 250 mijë vizitorë, duke rikonfirmuar statusin e tij si një nga epiqendrat kryesore të muzikës live në shkallë globale.
Paraqitja në Montreux pason vlerësimin e artistes me çmimin prestigjioz Swiss Jazz Award 2025, dorëzuar më 28 qershor të vitit të kaluar gjatë festivalit JazzAscona. Organizatorët e vlerësuan Dunin për talentin e saj të jashtëzakonshëm dhe për krijimin e një gjuhe poetike e emocionale përmes ndërthurjes së jazz-it me muzikën tradicionale të vendlindjes.
Elina Duni gëzon sot një karrierë të konsoliduar në skenën evropiane. E lindur në Tiranë dhe e formuar artistikisht në Universitetin e Arteve në Bernë, ajo ka publikuar një sërë albumesh të vlerësuara nga kritika ndërkombëtare nën etiketën ECM Records. Së fundmi, në prill të këtij viti, artistja publikoi albumin Reaching for the Moon në bashkëpunim me Rob Luft.
Sipas të dhënave zyrtare të festivalit, bashkëpunimi artistik mes Dunit dhe Luft ka zanafillën në Montreux Jazz Academy në vitin 2017, ku njohja e tyre nisi një partneritet të suksesshëm që vazhdon të paraqitet në skenat më të rëndësishme muzikore.
Fotografitë: @mariposafa Facebook (7) Instagram
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike
















