Jeta në Zvicër
Pesë persona janë djegur në veturë
Tragjedi në Aargau: Një veturë me shtatë persona është përfshirë nga zjarri pasi ishte aksdientuar duke u përplasur në një pemë në Rheinfelden.
Aksdienti fatal kishte ndodhur në Rheinfelden AG. Mediat lokale raportojnë se pesë persona kanë vdekur. Dy të tjerë ishin dërguar në spitalin e Baselit me lëndime të rënda.
Të gjitha shtatë personat po udhëtonin në një veturë të tipit VW Golf. Automjeti ishte përfshirë nga zjarri pasi ishte përplasur me një një pemë.
Sipas policisë kantonale në Aargau, aksidenti ka ndodhur rreth orë 3.20.
Kur policët arritën në vendin e gjarjes, automjeti kishte qenë tashmë në zjarr të plotë. Dy persona të plagosur rëndë janë gjetur në afërsi të aksidentit. Kur zjarrfikës kanë shuar zjarrin, ata zbuluan pesë persona të cilët ishin djegur në makinë, thotë policia, përcjell albinfo.ch. Identiteti i viktimave dhe shkaku i aksidentit ende nuk dihet.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












