Futboll
Talenti nga Kosova, Lisian Thaçi, i bashkohet Bayern Munich
Futbollisti i ri është bërë pjesë e FC Bayern Global Academy, programit ekskluziv të zhvillimit të talenteve të klubit gjerman.
Një tjetër talent shqiptar ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Lisian Thaçi nga Kosova i është bashkuar Bayern Munich, duke u bërë pjesë e FC Bayern Global Academy, programit ekskluziv të zhvillimit të talenteve të klubit gjerman, transmeton albinfo.ch.
Ky program është krijuar për identifikimin dhe zhvillimin afatgjatë të futbollistëve të rinj me potencial të lartë, duke u ofruar atyre mundësinë të stërviten sipas metodologjisë së një prej klubeve më të suksesshme në botë.
Pranimi i Lisian Thaçit në këtë akademi konsiderohet një moment i rëndësishëm edhe për futbollin kosovar, pasi ai është ndër futbollistët e parë nga Kosova që bëhet pjesë e programit afatgjatë të zhvillimit të Bayern Munich.
Ky është një hap i madh në rrugëtimin e tij sportiv dhe një dëshmi e talentit dhe potencialit që zotëron.
Lisian Thaçit i urojmë suksese në këtë kapitull të ri të karrierës, me shpresën që një ditë ta shohim duke shkëlqyer edhe në ekipin e parë të Bayern Munich dhe me fanellën e Kosovës./Albinfo.ch
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi Gent Maksutaj do të varroset në fshatin Banjë, ndërsa autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për vrasjen... -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












