Kosova
Marrëveshja në parim VV-LDK vihet në pikëpyetje, Abdixhiku pezullon negociatat pas nismës për shkarkimin e tij
Marrëveshja në parim, për të cilën u raportua se ishte arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e institucioneve të reja, është vënë në pikëpyetje, pasi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se po pezullon të gjitha angazhimet në procesin e negociatave, pas nisjes së procedurave për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të partisë.
Më herët gjatë ditës nga koha.net u raportua se, pas një takimi disaorësh mes Albin Kurtit, Lumir Abdixhikut dhe presidentes Vjosa Osmani, ishte arritur një pajtim në parim për krijimin e institucioneve të reja.
Sipas informatave të publikuara, marrëveshja parashihte që LDK-ja të merrte postin e kryetarit të Kuvendit, pozitën e zëvendëskryeministrit të parë dhe drejtimin e tri ministrive, ndërsa kandidatin për president do ta propozonte Vetëvendosje.
Megjithatë, marrëveshja nuk ishte zyrtarizuar. Sipas raportimeve, procesi po vonohej për shkak të zhvillimeve të brendshme në LDK, ku një grup deputetësh kishin shprehur pakënaqësi ndaj udhëheqjes së Abdixhikut, duke krijuar pasiguri rreth mbështetjes së nevojshme për finalizimin e saj, transmeton albinfo.ch.
Pak çaste më vonë, zhvillimet morën një kthesë tjetër. Abdixhiku deklaroi se po i ndërpret të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve, duke theksuar se nuk mund të negociojë në emër të LDK-së përderisa mandati i tij si kryetar është vënë në diskutim brenda partisë.
Ai u shpreh se, në rrethanat e krijuara, nuk do të ishte serioze dhe as e përgjegjshme të vazhdonte negociatat, ndërsa bëri të ditur se ka autorizuar sekretarin e përgjithshëm të LDK-së të nisë procedurat për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm, ku do të shqyrtohet nisma për shkarkimin e tij.
Sipas Abdixhikut, kjo nismë ka ardhur në një moment kritik për vendin, kur vëmendja duhej të ishte e përqendruar te formimi i institucioneve të reja. Ai e cilësoi situatën si një “betejë për karrige”, duke paralajmëruar se kriza e brendshme mund të dëmtojë jo vetëm LDK-në, por edhe procesin e krijimit të institucioneve, madje të çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.
Në zgjedhjet e 7 qershorit, Vetëvendosje fitoi 53 mandate, ndërsa LDK-ja 18. Një marrëveshje mes dy partive do të siguronte 71 vota në Kuvend, ndërsa me mbështetjen e deputetëve të komuniteteve jo-shumicë do të arrihej pragu prej 80 votash, i nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.
Me pezullimin e negociatave nga Abdixhiku dhe zhvillimet e fundit brenda LDK-së, mbetet e paqartë nëse marrëveshja në parim do të mund të finalizohet, ndërsa afati për konstituimin e Kuvendit skadon më 7 gusht
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













