Kosova
Ish-presidenti i Kosovës ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht nga Haga
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ofruar 50 mijë euro dorëzani në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për t’u liruar me kusht në rastin e dytë, ku akuzohet për tentim të pengimit të administrimit të drejtësisë.
Bëhet e ditur se kërkesa është dorëzuar nga mbrojtja e Thaçit, e udhëhequr nga avokatja Sofie Menegon.
Sipas kërkesës, shuma prej 50 mijë eurosh është siguruar me ndihmën financiare të familjarëve dhe miqve të Thaçit. Gjysma e shumës është ofruar nga njëri prej vëllezërve të tij, ndërsa pjesa tjetër nga dy miq. Mbrojtja ka dorëzuar edhe dëshmi për gjendjen financiare të garantuesve, me qëllim që të bindë gjykatën se shuma ka vlerë reale dhe do të humbej nëse Thaçi do të shkelte kushtet e lirimit, raporton klankosova, transmeton albinfo.ch.
Bazuar në parashtresën, argumentohet se nuk ekzistojnë më arsye për vazhdimin e paraburgimit të Thaçit në këtë rast, duke qenë se ai është i vetmi nga të bashkakuzuarit që vazhdon të mbahet në paraburgim.
Nëse lirohet me kusht, Thaçi është zotuar se do të banojë me bashkëshorten dhe djalin e tij në një shtëpi në periferi të Prishtinës dhe do të respektojë të gjitha kushtet që mund t’i vendosë gjykata teksa ka premtuar se nuk do të kontaktojë asnjë nga të bashkakuzuarit, dëshmitarët apo persona që mund të kenë lidhje me proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara.
Tre të bashkakuzuarit e tij në këtë rast, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Bashkim Smakaj ishin liruar më herët me kusht pasi kishin ofruar dorëzani prej gjithsej 130 mijë eurosh dhe kishin pranuar të zbatonin një sërë kushtesh të vendosura nga gjykata.
Ndërkohë, sipas raportimit, edhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kërkuar lirim me kusht në rastin kryesor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke argumentuar se shtyrja e shpalljes së aktgjykimit deri më 16 shtator cenon të drejtën e tij për liri dhe jetë familjare.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë











