Lajme
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e Shqipërisë dhe rrugëtimin drejt lirisë
Dy emra të njohur shqiptarë janë bërë bashkë në një tjetër moment të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Dua Lipa ka përzgjedhur librin Free të Lea Ypi si titullin e radhës në klubin e saj të leximit, duke i dhënë veprës një jehonë të gjerë ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.
Përmes platformës së saj të leximit, Dua Lipa sjell në fokus një rrëfim që trajton historinë e Shqipërisë, jetën nën regjimin komunist dhe sfidat e tranzicionit drejt lirisë.
Në prezantimin e librit, artistja kujton se Lea Ypi ishte vetëm 11 vjeçe kur u rrëzua sistemi komunist në Shqipëri. Deri në atë periudhë, ajo e kishte parë botën përmes këndvështrimit të një fëmije të rritur nën propagandën e kohës, duke besuar te figurat që i paraqiteshin si ideale nga regjimi.
Libri rrëfen ngjarjet përmes syve të një fëmije, duke përshkruar se si realiteti i izolimit dhe diktaturës perceptohej si diçka krejtësisht normale për ata që jetonin në atë sistem.
Dua Lipa veçon edhe një nga episodet simbolike të veprës, ku një kanaçe bosh e Coca-Cola-s shndërrohet në një objekt me vlerë të madhe në Shqipërinë e izoluar, duke ilustruar në mënyrë domethënëse kontrastin mes botës së mbyllur komuniste dhe asaj që ndodhej përtej kufijve.
Sipas saj, Free nuk është vetëm një histori për fundin e komunizmit, por edhe një reflektim mbi kuptimin e lirisë dhe sfidat që e shoqëruan periudhën e tranzicionit, si mbyllja e fabrikave, humbja e vendeve të punës, ndarja e familjeve dhe pasiguritë e ndryshimeve politike.
Përzgjedhja e këtij libri nga Dua Lipa përbën një tjetër vlerësim të rëndësishëm për krijimtarinë e Lea Ypit dhe një mundësi që historia dhe përvoja shqiptare të prezantohen para një audience të gjerë ndërkombëtare, duke bashkuar në një projekt kulturor dy prej figurave shqiptare më të njohura në botë./Albinfo.ch

Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













