Futboll
Granit Xhaka i mbyll derën largimit: Dua të qëndroj te Sunderland dhe të bëj histori
Kapiteni i Zvicrës mohon zërat për një transferim te Chelsea dhe konfirmon se e ardhmja e tij mbetet te Sunderland.
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka hedhur poshtë spekulimet për një transferim te Chelsea, duke konfirmuar se do të vazhdojë karrierën te Sunderland, pavarësisht interesimit të raportuar nga klubi londinez, transmeton albinfo.ch.
Mesfushori shqiptar foli pas kualifikimit të Zvicrës në çerekfinale të Kupës së Botës 2026, duke theksuar se vendimi për të qëndruar te Sunderland është marrë dhe se nuk ka ndërmend të largohet.
“Sunderland ka qenë shtëpia ime që nga dita e parë. Të gjithë jemi shumë të lumtur. Kam vendosur të qëndroj aty ku jam. Gjëja më e rëndësishme është familja. Jam gati të bëj histori me ta”, deklaroi Xhaka.
Sunderland e mbylli sezonin e kaluar në vendin e shtatë në Premier League, duke siguruar një vend në Ligën e Evropës, ndërsa drejtuesit e klubit nuk kanë shfaqur gatishmëri për të shitur një nga lojtarët e tyre më të rëndësishëm.
Xhaka komentoi edhe suksesin e Zvicrës në Kupën e Botës, pasi helvetikët siguruan kualifikimin në çerekfinale pas fitores ndaj Kolumbisë në ekzekutimin e penalltive.
“Ende nuk mund ta besoj plotësisht atë që po ndodh… Sot është një ditë e veçantë për të gjithë ne”, u shpreh ai.
Zvicra do të përballet në çerekfinale me kampionen në fuqi të botës, Argjentinën, në një nga sfidat më të forta të këtij Botërori. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












