Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbërritur në Turqi për të marrë pjesë në samitin e NATO-s, i cili po zhvillohet në Ankara, përcjell albiinfo.ch.
Aeroplani presidencial amerikan u ul në kryeqytetin turk pas një fluturimi gjatë natës nga Uashingtoni, duke shënuar udhëtimin e parë zyrtar të Trumpit jashtë vendit në këtë mandat.
Trump pritet të pritet nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në aeroport, përpara se të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe në kompleksin presidencial në Ankara. /Albinfo.ch