Lajme
Spanja dhe Portugalia përfshihen nga zjarret, Greqia paralajmëron për tym toksik
Zjarret po vazhdojnë të përhapen në Evropën Jugore, duke detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke i shtyrë autoritetet franceze të ndalojnë praninë e spektatorëve në një etapë të garës çiklistike Tour de France.
Qindra zjarrfikës po luftojnë me flakët që kanë shkatërruar më shumë se 190 kilometra katrorë tokë në Portugali, Spanjë, Francë dhe Greqi, teksa temperaturat kanë arritur deri në 40 gradë Celsius në disa zona që ende po përballen me pasojat e valës rekord të të nxehtit të javëve të fundit.
Në jugperëndim të Francës, rreth 700 zjarrfikës, të mbështetur nga avionë të specializuar, po përpiqen të vënë nën kontroll një zjarr të përshkruar si “gjigant”, i cili po përhapet me shpejtësi në një zonë të vështirë për t’u arritur.
Zjarrit po i kontribuojnë erërat e forta, temperaturat e larta dhe ajri jashtëzakonisht i thatë, teksa i njëjti është trefishuar në përmasa që nga mëngjesi i së dielës, duke djegur 46 kilometra katrorë dhe duke plagosur një zjarrfikës dhe një banor, sipas autoriteteve lokale.
“Zjarri iu afrua shtëpive deri në 300 metra. U tronditëm nga shpejtësia me të cilën u përhap; ishte e frikshme, na pushtoi paniku”, u shpreh Paco Paez, banor i zonës, përcjell albinfo.ch.
Në Spanjë, një zjarr pranë bregdetit verilindor të Costa Brava ka djegur më shumë se 2.200 hektarë në vetëm dy ditë.
Zjarrfikësit paralajmëruan se operacionet do të bëhen edhe më të vështira për shkak të rritjes së temperaturave dhe pranisë së shumë vatrave ende aktive brenda perimetrit të zjarrit.
Në Portugali, shërbimet e emergjencës njoftuan se kanë vënë nën kontroll rreth 80% të një zjarri që ka shkatërruar afro 13.000 hektarë pyje dhe shkurre në veri të vendit.
Ndërkohë, në Greqi, një zjarr pyjor pranë Selanikut përfshiu gjatë fundjavës dy fabrika, duke detyruar autoritetet të evakuojnë zonën përreth teksa për shkak të tymit të dendur dhe substancave të rrezikshme të çliruara nga djegia e objekteve industriale, banorëve iu kërkua të mbajnë dritaret e mbyllura, me autoritetet që paralajmëruan se tymi që po lëshohet për shkak të flakëve, është toksik.
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












