Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250-vjetorin e Pavarësisë, një nga datat më të rëndësishme në historinë e vendit, përcjell albinfo.ch.
Më 4 korrik 1776, 13 kolonitë britanike në Amerikën e Veriut miratuan Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, duke shpallur ndarjen nga Mbretëria e Bashkuar dhe duke hedhur themelet e shtetit amerikan.
Më vonë, në vitin 1787, u nënshkrua Kushtetuta e SHBA-së, e cila përcaktoi organizimin e shtetit dhe ndarjen e pushtetit në tri degë: ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore.
Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, 4 Korriku shënohet me parada, koncerte, aktivitete familjare dhe ceremoni përkujtimore. Festimet kulmojnë në mbrëmje me spektakle të mëdha fishekzjarrësh, që organizohen në qytete të ndryshme të vendit.
250-vjetori i Pavarësisë këtë vit po festohet me aktivitete të shumta në mbarë vendin, duke vënë në qendër historinë, vlerat demokratike dhe trashëgiminë e Shteteve të Bashkuara. /Albinfo.ch