Lajme

Ndihma federale për zhdëmtimin e viktimave nga Crans Montana

Qeveria federale do të kontribuojë deri në 20 milionë franga zvicerane për çdo zgjidhje që rezulton nga diskutimet në tryezë të rrumbullakët

Qeveria federale do të kontribuojë në pagesat e zgjidhjeve (zhdëmtimit joformal) për viktimat e katastrofës së zjarrit në Crans-Montana, që ndodhi në dhjetorin e vitit të kaluar.

Pas Dhomës së Kantoneve (Senatit), komiteti përkatës i Dhomës Nacionale tani e ka miratuar gjithashtu masën, duke votuar 15 pro me nëntë kundër.

Qeveria federale do të kontribuojë kështu deri në 20 milionë franga zvicerane për çdo zgjidhje që rezulton nga diskutimet në tryezë të rrumbullakët.

Qëllimi i këtyre diskutimeve është të arrihet një zgjidhje jashtë gjykatës në mënyrë që të shmangen procedurat e gjata civile shumëvjeçare. Viktimat, familjet e tyre dhe institucionet me ekspertizë ligjore do të përfaqësohen në këto diskutime.