Lajme
Vala e të nxehtit rrit ndjeshëm vizitat në spitale në Gjenevë
Temperaturat ekstreme të javës së kaluar kanë shkaktuar një rritje të ndjeshme të rasteve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në kantonin e Gjenevës.
Sipas autoriteteve, thirrjet drejt linjës emergjente 144 janë rritur me rreth 60% brenda katër ditëve, pasi temperaturat arritën deri në 37°C, transmeton albinfo.ch.
Mjekët raportojnë se shumica e rasteve lidhen me dehidratimin, goditjet nga nxehtësia dhe komplikimet te personat e moshuar dhe pacientët me sëmundje kronike, të cilët janë grupet më të rrezikuara gjatë valëve të të nxehtit.
Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe t’u kushtojnë kujdes të veçantë fëmijëve dhe të moshuarve.
Ekspertët paralajmërojnë se valët e të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe po ushtrojnë presion në rritje mbi sistemet shëndetësore në mbarë Evropën.
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













