Lajme
Ja cilat zona të Zvicrës sot janë nën alarm për stuhi
Autoritetet kanë lëshuar paralajmërim të nivelit 3 për stuhi, rrufe, përmbytje dhe erëra të forta në pjesën më të madhe të vendit.
Autoritetet lëshojnë paralajmërim të nivelit 3, ndërsa në disa rajone rreziku është edhe më i lartë, transmeton albinfo.ch.
Pjesa më e madhe e Zvicrës pritet të përfshihet nga reshje shiu dhe stuhi gjatë të mërkurës, ndërsa autoritetet federale kanë lëshuar paralajmërime për mot të keq deri në orën 20:00.
Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet do të prekin fillimisht Zvicrën Perëndimore dhe Lindore, përpara se gjatë mbrëmjes të zhvendosen drejt Zvicrës Qendrore. Të mërkurën në mëngjes pritet të bjerë shi në shumë rajone të vendit, nga Sioni në jugperëndim deri në Schaffhausen në veri.
Konfederata Zvicerane ka shpallur paralajmërimin e nivelit 3, që nënkupton rrezik të konsiderueshëm nga stuhitë. Ndërkohë, për rajonin Val de Travers është lëshuar paralajmërimi i nivelit 4, që sinjalizon rrezik të lartë.
Autoritetet paralajmërojnë për mundësi goditjesh nga rrufetë, përmbytje, erëra të forta dhe rrëzim pemësh. Qytetarëve u rekomandohet të shmangin qëndrimin në hapësira të hapura, pranë pemëve, shtyllave, kullave dhe kreshtave malore gjatë stuhive.
Rajonet që pritet të preken përfshijnë kantonin e Cyrihut, St. Gallenit, Aargaut, Schaffhausenit, Solothurnit, pjesë të mëdha të Bernës, Zvicrës Qendrore, Graubündenit verior, Basel-Landschaft, Appenzellin, si dhe zona të kantonit të Neuchâtelit dhe Vaudit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












