Fillimisht ishte paraparë që E-ID të lansohej në gjysmën e dytë të vitit 2026, por Zyra Federale e Drejtësisë ka bërë të ditur se siguria e përdoruesve duhet të ketë përparësi ndaj afatit të mëparshëm të prezantimit.
Sipas autoriteteve federale, zhvillimet e fundit në inteligjencën artificiale kanë sjellë sfida të reja për krijimin e identitetit elektronik. Për këtë arsye, do të forcohen masat teknike për të penguar futjen e programeve të dëmshme në pajisjet e përdoruesve dhe për të përmirësuar zbulimin e deepfake-ve, shkruan swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.
Zyra Federale e Drejtësisë nuk ka dhënë ende një datë të saktë për lansimin e E-ID-së, duke theksuar se zgjidhjet teknike po shqyrtohen nga një grup pune ndërdepartamental.
Megjithatë, infrastruktura e besimit për E-ID pritet të jetë funksionale në gjysmën e parë të vitit 2027. Ajo do të mund të përdoret nga Konfederata, kantonet, komunat dhe sektori privat për lëshimin e dëshmive elektronike, përfshirë edhe patentë shoferin elektronik.