Lajme
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta
Interesimi për kriptovalutat në Zvicër po vazhdon të rritet. Një studim i ri tregon se rreth 18 për qind e popullsisë tashmë ka investuar në asete digjitale si Bitcoin, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se shumë investitorë të rinj hyjnë në treg në momentin e gabuar.
Sipas një ankete të realizuar nga Shkolla e Lartë e Lucernit (HSLU), rreth 18% e të anketuarve kanë investime në kriptovaluta, dy pikë përqindjeje më shumë se një vit më parë. Gjithashtu, shumica e investitorëve e konsiderojnë sigurinë e platformës më të rëndësishme sesa tarifat e transaksioneve, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, studiuesit paralajmërojnë se investitorët fillestarë nuk duhet të presin fitime të shpejta. Sipas tyre, shumë persona vendosin të investojnë pikërisht kur çmimi i Bitcoin-it është në kulm, ndërsa gjatë periudhave të rënies së tregut interesi bie ndjeshëm. Kjo rrit rrezikun që investimi të bëhet në një moment të pafavorshëm dhe të pasohet nga humbje financiare.
Studimi u zhvillua gjatë muajve shkurt dhe mars 2026 në bashkëpunim me Bankën Kantonale të Lucernit dhe përfshiu një mostër përfaqësuese prej 1,772 personash nga të gjitha rajonet e Zvicrës.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











