Të tjera
Vuçiq thotë se është “në ditët e fundit si president i Serbisë”
Paraqitjen e tij në një tubim në Partisë Përparimtare Serbe në Beograde ai e ka cilësuar si “ndoshta e fundit para një turme kaq të madhe”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ndodhet në ditët e fundit të tij në këtë post.
Në një tubim në Partisë Përparimtare Serbe në Beograd, Vuçiqi ka thënë se do të dorëhiqet “pas pak javësh”. Ai, këtë paraqitje të tij e ka cilësuar si “ndoshta e fundit para një turme kaq të madhe”.
Në këtë tubim, Vuçiqi ka prezantuar edhe formimin e një liste zgjedhore të quajtur “Serbia e Bashkuar” për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
Ndërsa duke folur për Kosovën, ai ka thënë se Serbia është e hapur për të diskutuar “por jo për të negociuar se i kujt është territori”.
Vuçiqi është në pushtet qe 13 vjet.
Në Serbi qe një vit e gjysmë ka protesta të vazhdueshme, të nisura nga studentët, pas shembjes së një çatie të një stacioni treni në Novi-Sad në nëntor të 2024-s, që la të vdekur 16 persona.
Mandati i tij si president i Serbisë është deri në mes të vitit të ardhshëm.
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












