Kuriozitete
Volkswagen përballet me krizë të thellë, deri në 100 mijë vende pune rrezikojnë të shkurtohen
Kompania gjermane po shqyrton masa të reja kursimi, ndërsa në skenarët e diskutuar përfshihen edhe mbyllja e disa uzinave në Gjermani.
Gjiganti gjerman i automobilave Volkswagen po përballet me një nga sfidat më të mëdha ekonomike të viteve të fundit, teksa po shqyrton masa të reja kursimi që mund të çojnë në shkurtimin e deri në 100 mijë vendeve të punës në nivel global, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportimeve të gazetës gjermane Die Welt, plani është pjesë e strategjisë “Vision 2030”, e cila synon uljen e ndjeshme të kostove pas rënies së fitimeve të kompanisë. Propozimet pritet të shqyrtohen nga bordi mbikëqyrës më 9 korrik.
Në mesin e masave të diskutuara është edhe mbyllja e katër uzinave në Gjermani, përfshirë fabrikat në Hanover, Zwickau, Emden dhe uzinën e Audi-t në Neckarsulm. Megjithatë, kompania ende nuk ka bërë të ditur se kur mund të zbatohen këto masa.
Raportohet gjithashtu se drejtori ekzekutiv Oliver Blume po shqyrton mundësinë e ndarjes së markës kryesore Volkswagen në një kompani të veçantë, me synimin për të rritur efikasitetin dhe për të ulur shpenzimet.
Volkswagen synon të kursejë rreth 11 miliardë euro deri në fund të dekadës, pasi fitimi neto i grupit gjatë vitit 2025 ka pësuar rënie të ndjeshme. Aktualisht, kompania punëson rreth 657 mijë persona në mbarë botën.
Planet kanë shkaktuar reagime të forta nga sindikatat dhe përfaqësuesit e punëtorëve, të cilët kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë çdo vendim që cenon vendet e punës dhe të ardhmen e punonjësve./Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












