Lajme
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë
Nën vapën përvëluese, mijëra njerëz zgjedhin lumenjtë për t'u freskuar në Zvicër
Temperaturat e larta kanë bërë që mijëra njerëz në Zvicër t’u drejtohen lumenjve për t’u freskuar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se lundrimi me gomone në lumenj si Aare, Reuss, Rhein apo Limmat nuk duhet nënvlerësuar, transmeton albinfo.ch.
Policitë kantonale dhe Shoqata Zvicerane e Shpëtimit të Jetës (SLRG) rikujtojnë se rrymat e forta, shtyllat e urave, ndryshimet e nivelit të ujit dhe pengesat e padukshme mund të paraqesin rrezik serioz, veçanërisht për personat pa përvojë ose ata që mbivlerësojnë aftësitë e tyre.
Autoritetet theksojnë se çdo gomone duhet të jetë e pajisur me emrin, adresën dhe numrin e telefonit të pronarit. Kjo u mundëson shërbimeve të emergjencës të verifikojnë shpejt nëse një gomone e gjetur bosh lidhet me ndonjë aksident apo person të zhdukur.
Po ashtu, për çdo person në gomone duhet të ketë një jelek shpëtimi. Qyteti i Cyrihut rekomandon që jelekët të vishen para nisjes dhe jo vetëm të mbahen në bord, pasi një rënie e papritur në ujë mund të mos lërë kohë për t’i veshur.
Ekspertët këshillojnë që në lumë të hyjnë vetëm persona në gjendje të mirë fizike dhe pa konsumuar alkool, si dhe të informohen paraprakisht për zonat e rrezikshme përgjatë itinerarit.
Me vapën që pritet të vazhdojë edhe gjatë fundjavës, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shijojnë aktivitetet në ujë, por gjithmonë duke respektuar rregullat e sigurisë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit Mes qëndrimit dhe largimit: Migrimi dhe përvojat njerëzore në garën ndërkombëtare të DokuFestit... -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














