Lajme
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani
Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot në vendlindjen e tyre pas aksidentit fatal në autostradën A5 në Gjermani.
Familjarë, të afërm, miq dhe qytetarë mblidhen sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit Erza dhe Aulona Zubaku, dy motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Ceremonia e varrimit zhvillohet pas namazit të drekës në varrezat e fshatit Topanicë, në Komunën e Kamenicës, vendlindja e familjes Zubaku.
Kujtojmë se dy motrat Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17 vjeçe) janë me origjinë nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Olten të Zvicrës, ku humbën jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi në autostradën A5, në landin Baden-Württemberg të Gjermanisë.
Sipas informacioneve të deritanishme, ato po udhëtonin drejt Gjermanisë për të vizituar të afërmit, por udhëtimi i tyre përfundoi tragjikisht në aksidentin fatal./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











