Lajme
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Prej gati 30 vitesh në Islandë, dy vëllezërit nga Kosova kanë ndërtuar një biznes të suksesshëm, duke drejtuar tri piceri të njohura dhe duke krijuar vende pune për shumë persona.
Në Islandë jeton një komunitet i respektuar dhe i suksesshëm shqiptarësh nga Kosova, të cilët me përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e tyre kanë arritur të dallohen në fusha të ndryshme. Nga aviacioni dhe mjekësia, te arti, arsimi dhe sipërmarrja, bashkatdhetarët tanë po japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë islandeze, transmeton albinfo.ch.
Ndër historitë frymëzuese të suksesit veçohet ajo e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj. Prej afro tri dekadash ata jetojnë dhe veprojnë në Islandë, ku me punë të palodhshme, përkushtim dhe vizion kanë arritur të ndërtojnë një biznes të qëndrueshëm dhe të suksesshëm.
Sot, Dardani dhe Armendi drejtojnë tri piceri të njohura në Islandë, të cilat janë bërë të preferuara për shumë qytetarë vendas dhe vizitorë. Përmes biznesit të tyre, ata jo vetëm që kanë krijuar vende pune për dhjetëra persona, por kanë dëshmuar se puna, këmbëngulja dhe besimi në qëllimet e veta mund të sjellin rezultate të jashtëzakonshme.
Rruga e tyre drejt suksesit është një shembull frymëzues për brezat e rinj dhe një dëshmi e potencialit që shqiptarët e Kosovës kanë kudo që jetojnë. Përveç suksesit në biznes, ata përfaqësojnë me dinjitet komunitetin shqiptar në Islandë dhe kontribuojnë në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe vendit nordik.
Historia e Dardan dhe Armend Zogajt është një tjetër dëshmi se diaspora shqiptare vazhdon të jetë një ambasadore e vlerave të punës, profesionalizmit dhe suksesit në arenën ndërkombëtare. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë











