Lajme
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij
Mërgimtari kthehet në Kosovë dhe e gjen shtëpinë të plaçkitur
Një mërgimtar nga Gjermania është përballur me një situatë të rëndë pasi, sapo është kthyer në Kosovë, e ka gjetur shtëpinë e tij të plaçkitur, përcjell albinfo.ch.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Mark Malota” në Gjakovë, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë vjedhur një armë zjarri së bashku me 30 fishekë.
Sipas burimeve, pronari i shtëpisë, A.K., i cili jeton dhe punon në Gjermani, ka deklaruar se banesën e kishte lënë në gjendje të rregullt që nga muaji prill. Mirëpo, pas kthimit në Kosovë, ai ka vërejtur se dera e pasme ishte dëmtuar dhe dyshohet se ishte hapur me forcë.
Gjatë kontrollit të shtëpisë, ai ka konstatuar se dollapët ishin hapur, ndërsa kutia ku e mbante armën ishte bosh.
Sipas deklarimit të ankuesit, arma ishte me leje, por leja i kishte skaduar më 9 shtator 2024 dhe ndodhej në procedurë për rinovim.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”. Hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












