Lajme
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Në Moosburg an der Isar u mblodhën bashkatdhetarë nga treva të ndryshme shqiptare për të promovuar kulturën, gjuhën dhe trashëgiminë kombëtare
Në qytetin Moosburg an der Isar, në Bavari, u mbajt Manifestimi Kulturor Shqiptar i organizuar nga Shoqata “Abeja”, me rastin e 60-vjetorit të lindjes së komandantit Bekim Berisha – “Abeja”, duke mbledhur bashkatdhetarë nga treva të ndryshme shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Mynih, Afrim Nura, i cili vlerësoi rëndësinë e organizimeve që promovojnë kulturën, historinë dhe identitetin kombëtar në diasporë.

Manifestimi iu kushtua jetës dhe veprës së komandantit Bekim Berisha, ndërsa njëkohësisht shërbeu si një festë e kulturës shqiptare, ku u promovuan traditat, gjuha dhe vlerat që bashkojnë shqiptarët.
Organizatorët shprehën mirënjohje të veçantë për Shoqatën “Abeja” dhe kryetarin e saj, Arif Arifaj, për angazhimin në realizimin e një aktiviteti të suksesshëm dhe dinjitoz.
Emocione të veçanta sollën paraqitjet artistike të nxënësve të Shkollës Shqipe – LAPSH Bavari, të cilët së bashku me mësueset e tyre dëshmuan rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar te brezat e rinj. Në manifestim mori pjesë edhe Shoqata “Iliria” nga Mynihu me një program artistik.

Aktivitetin e nderoi me praninë e tij edhe kryetari i Komunës së Moosburg an der Isar, Maximilian Mader, duke shprehur mbështetjen për diasporën shqiptare dhe iniciativat që forcojnë dialogun, bashkëpunimin dhe mirëkuptimin ndërkulturor.
Manifestime të tilla vlerësohen si një mundësi për të ruajtur trashëgiminë kulturore shqiptare dhe për të forcuar lidhjet e komunitetit shqiptar në diasporë me historinë dhe identitetin e tij kombëtar. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










