Për renditjen e qyteteve, William Russell analizoi të dhëna nga Happy City Index dhe Numbeo, duke u fokusuar te faktorë që lidhen me lumturinë, sigurinë dhe mikpritjen e komunitetit ndaj banorëve të rinj.
Qytetet më mikpritëse për emigrantët
Cyrihu kryesoi renditjen e përgjithshme, me një nivel të lartë sigurie prej 76.7 pikësh dhe një rezultat të ulët të “fërkimit social” prej 24.9, që tregon më pak vështirësi në përshtatje, shkruan Euronews, transmeton albinfo.ch.
Në Evropë, pas tij renditet Kopenhaga në vendin e katërt, e ndjekur nga Munihu në vendin e pestë, Praga në vendin e gjashtë dhe Varshava në vendin e tetë.
Qytete të mëdha si Londra, Parisi dhe Nju Jorku mungojnë në dhjetëshen e parë. Sipas William Russell, përmasa dhe dendësia e madhe e këtyre qyteteve mund të rrisin ndjesinë e anonimitetit dhe ta bëjnë më të vështirë krijimin e lidhjeve shoqërore.
Qytetet kryesore, vlerësimi nga 10
Cyrihu: 9.06
Singapori: 8.97
Tokio: 8.97
Kopenhaga: 8.72
Munihu: 8.63
Praga: 7.86
Dubai: 7.61
Varshava: 7.52
Seuli: 7.44
Hong Kongu: 7.26.