Lajme
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër?
Shtyhen bisedimet SHBA–Iran në Zvicër, arsyet mbeten të paqarta
Takimi mes delegacioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk do të zhvillohet sipas planit në Zvicër. Arsyet e shtyrjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihet nëse bisedimet do të mbahen në një datë tjetër apo në një vend tjetër, përcjell albinfo.ch.
Bisedimet e planifikuara mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Bürgenstock të Zvicrës janë shtyrë, njoftoi Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA).
Sipas autoriteteve zvicerane, konferenca nuk do të mbahet siç ishte paraparë, ndërsa ende nuk është bërë e ditur nëse takimi do të zhvillohet gjatë ditëve në vijim apo do të zhvendoset në një lokacion tjetër.
Shtyrja erdhi pasi nga Uashingtoni u bë e ditur se nënpresidenti amerikan, JD Vance, nuk do të udhëtojë për momentin drejt Zvicrës. Ai kishte lënë të kuptohej më herët se ekzistonin vështirësi logjistike nga pala iraniane.
Megjithatë, mediat ndërkombëtare përmendin edhe arsye të mundshme politike. Agjencia Associated Press (AP), duke cituar televizionin arab Al Mayadeen, raportoi se Irani mund ta ketë shtyrë takimin në shenjë proteste ndaj vazhdimit të sulmeve izraelite në Liban. Kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Pavarësisht shtyrjes së takimit, afati 60-ditor që SHBA-ja dhe Irani i kanë dhënë vetes për të arritur një marrëveshje mbi çështjet e diskutueshme, veçanërisht programin bërthamor iranian, ka hyrë tashmë në fuqi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












