Kosova
Policia e Kosovës në bashkëpunim me AKI-në kapin 60 kilogramë marihuanë
Policia e Kosovës në aksion të përbashkët me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë ka sekuestruar rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.
Sipas njoftimit, aksioni është zhvilluar pas hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, në dy lokacione në Komunën e Prishtinës dhe në fshatin Babush të Komunës së Ferizajt.
Lidhur me rastin janë arrestuar katër persona, përkatësisht një shtetas i Republikës së Kosovës, dy shtetas të Republikës së Serbisë dhe një shtetas i Republikës së Shqipërisë, transmeton albinfo.ch.
Përveç substancave narkotike janë sekuestruar dy automjete dhe një kamion që dyshohet se janë përdorur në aktivitetet kriminale.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa










