Lajme
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani
Akademikja nga Kosova ndau përvojën dhe njohuritë e saj me studentët e programit DaZ/DaF në një nga universitetet më të njohura gjermane
Profesoresha Milote Sadiku ka mbajtur një ligjëratë akademike në Universitetin e Regensburgut në Gjermani, në kuadër të bashkëpunimit ndëruniversitar dhe shkëmbimit të përvojave akademike, transmeton albinfo.ch.
Ligjërata u zhvillua para studentëve të programit “Gjermanishtja si gjuhë e dytë / gjuhë e huaj” (DaZ/DaF), duke ofruar një mundësi të rëndësishme për diskutim, shkëmbim njohurish dhe perspektivash ndërkulturore mes studentëve dhe stafit akademik të universitetit gjerman.
Sipas njoftimit të Fakultetit të Filologjisë, aktiviteti u zhvillua në një atmosferë të shkëlqyer akademike dhe kontribuoi në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë.
Fakulteti ka shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe bashkëpunimin e Universitetit të Regensburgut, duke vlerësuar rëndësinë e këtyre shkëmbimeve për zhvillimin profesional dhe akademik të stafit dhe studentëve.
Një falënderim i veçantë iu adresua edhe profesoreshës Blertë Ismajli, e cila gjatë semestrit veror 2026 po qëndron si ligjëruese mysafire në Universitetin e Regensburgut, duke kontribuar në thellimin e lidhjeve akademike ndërmjet dy institucioneve.
Pjesëmarrja e profesoreshës Milote Sadiku në këtë aktivitet përbën një tjetër dëshmi të angazhimit të akademikëve kosovarë në arenën ndërkombëtare dhe të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












