Çmimet e naftës kanë shënuar rënie pas marrëveshjes SHBA-Iran, e cila do të çojë në rihapjen e ngushticës së rëndësishme detare të Hormuzit.
Nafta Brent, standardi global i referencës për çmimet e naftës, ka rënë me 4.3% në 83.55 dollarë për fuçi të hënën, ndërsa nafta e tregtuar në SHBA ka rënë me 4.9%, në 80.74 dollarë për fuçi.
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, ka konfirmuar gjatë një telefonate në televizionin shtetëror se një marrëveshje me SHBA-në ishte finalizuar, teksa presidenti Trump ka shkruar në rrjetet sociale: “Lëreni naftën të rrjedhë!”, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, nafta Brent, e cila tregtohej rreth 70 dollarë për fuçi para fillimit të konfliktit, kishte arritur në rreth 120 dollarë gjatë luftës.