Kosova
Detaje rreth arrestimit të pesë personave për masakrën e Reçakut
Pesë persona janë arrestuar sot në kuadër të një operacioni në rastin e njohur si “Reçaku II”, që lidhet me hetimet për krime lufte.
Në konferencën për media të mbajtur pas operacionit, prokurori special Ilir Morina bëri të ditur se arrestimet janë kryer në bazë të urdhrit të gjykatës.
“Kemi ekzekutuar urdhrin e gjykatës, me ç’rast kemi arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në masakrën e Reçakut”, tha ai, transmeton albinfo.ch.
Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës, Bashkim Spahiu, tha se të arrestuarit janë serbë, shtetas të Kosovës, ndërsa një person tjetër i dyshuar nuk ka arritur të arrestohet.
“Gjatë këtij operacioni hetuesit kanë arritur të gjejnë një mori provash që ne konsiderojmë se janë relevante për rastin”, tha ai.
Prokurori Morina u shpreh se personat e arrestuar dyshohet se kanë qenë pjesë e njësive të drejtuara nga Goran Radosavljeviq gjatë kohës së luftës në Kosovë.
“Këta të arrestuar sot janë pjesëtarë të atyre njësive”, deklaroi ai.
Tutje, ai theksoi se drejtësia mund të vihet në vend vetëm kur ekzistojnë prova të mjaftueshme, duke shtuar se deri në vitin 2020 nuk kishte pasur hetime serioze lidhur me masakrën e Reçakut.
Morina njoftoi se lidhur me identifikimin e të dyshuarve, hetuesit kanë përdorur materiale të ndryshme, përfshirë edhe incizime televizive.
“Në procedurën e identifikimit, përtej tjerave, janë përdorur edhe dy incizime, njëri i publikuar nga RTK dhe tjetri nga Radio Televizioni i Serbisë”, tha ai.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












