Kosova
Kosovë: Bie numri i nxënësve dhe studentëve
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për vitin shkollor dhe akademik 2025/2026, të cilat tregojnë një rënie të përgjithshme të numrit të nxënësve në arsimin parauniversitar dhe të studentëve në arsimin e lartë, ndërsa rritje është shënuar vetëm në edukimin parashkollor.
Sipas këtij raporti, numri i fëmijëve të regjistruar në çerdhe dhe institucione parashkollore ka shënuar rritje, duke arritur në 35,948 fëmijë, që është 1,910 më shumë se në vitin paraprak. Nga këta, 67.9 për qind ndjekin institucionet publike, ndërsa 32.1 për qind janë të regjistruar në sektorin privat, transmeton albinfo.ch.
Në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, është raportuar rënie e ndjeshme e numrit të nxënësve.
Në vitin shkollor 2025/2026 janë regjistruar 198,639 nxënës, krahasuar me 208,515 një vit më parë. Pjesa më e madhe e tyre, rreth 97.8 për qind, vijojnë mësimin në shkollat publike.
Rënie është vërejtur edhe në arsimin e mesëm të lartë, ku këtë vit janë regjistruar 62,085 nxënës, nga 63,551 sa ishin në vitin paraprak. Megjithatë, të dhënat tregojnë një rritje të lehtë të përqindjes së nxënësve në sektorin privat.
Poashtu edhe arsimi i lartë ka shënuar një ulje të lehtë të numrit të studentëve, pasi sipas raportit, në vitin akademik 2025/2026 janë regjistruar 64,671 studentë, krahasuar me 64,817 një vit më parë.
Nga numri total i studentëve, 52.9 për qind studiojnë në universitetet publike, ndërsa 47.1 për qind ndjekin institucionet private.
Të dhënat tregojnë se universitetet publike kanë pësuar rënie të lehtë, ndërsa sektori privat ka shënuar rritje.
Sipas ASK-së, trendi i rënies së përgjithshme në arsimin parauniversitar dhe të lartë lidhet me ndryshimet demografike në vend.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












