Lajme
Gjatë fundjavës mund të finalizohet marrëveshja SHBA-Iran
Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent ka paralajmëruar se marrëveshja SHBA-Iran për ndaljen e luftimeve mund të finalizohet këtë fundjavë.
Në një intervistë për Fox News, ai tha se “ndoshta që këtë fundjavë ose të hënën, do të jemi në anën tjetër të kësaj çështjeje” teksa shtoi se marrëveshja do të rezultojë në çmime më të ulëta të energjisë për amerikanët, duke u shprehur i bindur se koha sfiduese do të kalojë, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, dje Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë rënë dakord për formulimin e një marrëveshjeje që synon t’i japë fund luftës së tyre në Lindjen e Mesme dhe se ndërmjetësit po punojnë me të dyja palët për të finalizuar marrëveshjen.
Ai shtoi se Pakistani, i cili ka marrë drejtimin në përpjekjet e ndërmjetësimit, po punon me vendet ndërluftuese për hapat e mëtejshëm.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














