Lajme
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër
Ngjarja mbledh biznesmene, profesioniste dhe përfaqësues institucionesh nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Ka hapur dyert sot panairi “She Leads 2026”, një nga ngjarjet më të mëdha të dedikuara grave sipërmarrëse shqiptare në diasporë dhe rajon, shkruan albinfo.ch.
I organizuar në ambientet e AMAG Baden në Fislisbach të Zvicrës, eventi sjell së bashku gra ndërmarrëse, profesioniste, kompani dhe përfaqësues institucionesh nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

“She Leads 2026” synon të krijojë ura bashkëpunimi mes bizneseve, të promovojë fuqizimin ekonomik të grave dhe të ofrojë mundësi të reja për networking, partneritete dhe zhvillim profesional.
Organizatorët kanë bërë të ditur se të gjitha përgatitjet janë përmbyllur me sukses dhe se pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndjekin prezantime, diskutime tematike dhe takime biznesore gjatë gjithë ditës.

Ngjarja pritet të mbledhë qindra vizitorë dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme, duke e kthyer “She Leads 2026” në një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, promovimin e bizneseve dhe krijimin e lidhjeve të reja profesionale.
Organizatorët kanë ftuar të gjithë të interesuarit që të bëhen pjesë e këtij eventi të veçantë, i cili synon të frymëzojë dhe mbështesë gratë në rrugëtimin e tyre drejt suksesit në biznes dhe karrierë./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












