Kosova
Kosovë: Bie numri i fluturimeve, rritet ai i përdoruesve të telefonëve
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin prill 2026, duke paraqitur të dhëna mujore për transportin ajror, hekurudhor dhe sektorin e telekomunikimit.
Sipas raportit, vërehet rritje në përdorimin e telefonisë mobile me kontratë, ndërsa sektorët e transportit kanë shënuar lëvizje të përziera.
Në transportin ajror, gjatë muajit prill 2026 janë realizuar gjithsej 1.106 fluturime, që paraqet rënie prej 5.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar teksa është shënuar ulje edhe në numrin e udhëtarëve ajrorë. Në total janë regjistruar 368.053 udhëtarë, që përbën rënie prej 7.8 për qind krahasuar me prillin e vitit 2025, transmeton albinfo.ch.
Transporti hekurudhor ka shënuar rritje. Në prill 2026, numri i udhëtarëve në hekurudha ka arritur në 8.309, që është 3.3 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa nuk është regjistruar transport i mallrave në këtë muaj.
Në sektorin e telekomunikimit, telefonia fikse ka shënuar rritje të lehtë të numrit të përdoruesve. Në prill 2026 janë regjistruar 69.695 përdorues, që paraqet rritje prej 0.6 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Megjithatë, trafiku i realizuar në telefoninë fikse ka shënuar rënie të ndjeshme, duke arritur në 1.660.635 minuta, apo 13.9 për qind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në telefoninë mobile, ASK ka evidentuar rritje si te përdoruesit me parapagim ashtu edhe te ata me kontratë. Numri i përdoruesve me parapagim ka arritur në 1.495.899, që paraqet rritje prej 0.80 për qind, ndërsa përdoruesit me kontratë janë rritur në 320.697, apo 1.86 për qind më shumë krahasuar me prillin 2025.
Sipas të dhënave, sektori i telekomunikimit vazhdon të shënojë rritje të qëndrueshme, ndërsa transporti ajror paraqet tkurrje në raport me vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












