Kosova
Raporti i ASK-së: Këta janë sektorët më fitimprurës për ekonominë e Kosovës
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për Bruto Produktin Vendor për tre muajt e parë të vitit 2026, sipas aktiviteteve ekonomike dhe qasjes së shpenzimeve.
Sipas raportit, bëhet e ditur se ekonomia e vendit ka shënuar rritje reale prej 5.43 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Bëhet e ditur se rritja ekonomike është mbështetur nga performanca pozitive e shumicës së sektorëve ekonomikë, ndërsa kontributin më të madh e kanë dhënë administrata publike, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale.
Ndër aktivitetet ekonomike që kanë shënuar rritje gjatë tremujorit të parë të këtij viti, sektori i administratës publike dhe mbrojtjes, sigurimit social të detyrueshëm, arsimit, shëndetësisë dhe aktiviteteve të punës sociale ka regjistruar rritjen më të lartë, prej 22.11 për qind teksa rritje është vërejtur në sektorin e arteve, argëtimit dhe çlodhjes, si dhe në aktivitetet e prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbimeve të tjera, me 13.11 për qind, transmeton albinfo.ch.
Sektorët e tjerë që kanë kontribuar në rritjen ekonomike janë aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 4.76 për qind, aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike, së bashku me shërbimet administrative dhe mbështetëse me 3.52 për qind, si dhe industria nxjerrëse, përpunuese, furnizimi me energji elektrike, gaz dhe ujë, si dhe menaxhimi i mbeturinave me 3.34 për qind.
Rritje kanë shënuar edhe informacioni dhe komunikimi me 3.02 për qind, ndërtimtaria me 2.52 për qind, bujqësia, pyjet dhe peshkimi me 2.47 për qind, industria përpunuese me 2.32 për qind, si dhe tregtia me shumicë dhe pakicë, transporti, magazinimi dhe aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 2.11 për qind.
Ndërkohë, aktivitetet e pasurive të paluajtshme kanë regjistruar një rritje më modeste prej 0.31 për qind.
Sa i përket qasjes së shpenzimeve, ASK bën të ditur se eksporti i mallrave dhe shërbimeve ka shënuar rritjen më të lartë, prej 17.26 për qind teksa rënie është regjistruar te shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucioneve jofitimprurëse që u shërbejnë familjeve, të cilat kanë pësuar një ulje prej 0.91 për qind.
Të dhënat e ASK-së tregojnë se ekonomia e Kosovës ka ruajtur ritmin e rritjes edhe në fillim të vitit 2026, ndonëse konsumi i familjeve ka shfaqur shenja ngadalësimi krahasuar me komponentët e tjerë të aktivitetit ekonomik.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht









