Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar përditësimin më të ri të rezultateve nga votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në diasporë.
Deri më 11 qershor 2026, ora 23:45, janë procesuar 10 nga 47 vendvotime, që përbëjnë 21.28% të procesit të përgjithshëm.
Sipas të dhënave të KQZ-së, rezultatet janë si më poshtë:
Lëvizja VETËVENDOSJE! – 83.55% (4,926 vota)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 7.73% (456 vota)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 5.92% (349 vota)
AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 1.49% (88 vota)
Këto rezultate pasqyrojnë vetëm pjesën e deritanishme të vendvotimeve të procesuara dhe ato mund të ndryshojnë me përfundimin e numërimit në të gjitha përfaqësitë diplomatike.
